(+389) 3134-534

Бул.Крсте Мисирков 28, Скопје bul. Krste Misirkov 28, Skopje

27 Nëntor, 2019

LAJME

Për të shtatin vit me mardhë shënohet Java evropiane për testim të Hepatitit C dhe HIV-it.

Për të shtatin vit me mardhë shënohet Java evropiane për testim të Hepatitit C dhe HIV-it.
Për herë të parë këtë vit, IPSH Shtëpia e shëndetit Shkup do të përfshihet në fushatë gjatë periudhës prej 22 deri më 29 nëntor të vitit 2019.
IPSH Shtëpia e shëndetit Shkup, si institucioni publik më i madh shëndetësor, me shumë kënaqësi do të përfshihet në fushatë dhe do të japë kontributin e vet me pjesëmarrje aktive, me qëllim të rritjes së vetëdijes dhe qasjes për testim dhe trajtim të Hepatitit C dhe HIV-it.
Si një pilot-projekt, këtë vit, në bashkëpunim me Qendrën Hepar Manastir, IPSH Shtëpia e shëndetit Shkup do të realizojë testime falas për Hepatit C dhe HIV në laboratorin biokimik në Poliklinikën e Bit Pazarit gjatë tre ditëve të ardhshme dhe testime për të burgosurit në klinikën e burgut të Idrizovës.
Dëshirojmë t’i informojmë dhe të apelojmë deri te qytetarët që të shfrytëzojnë mundësinë për testim falas, t’i informojmë për përfitimet nga testimi dhe mbështetja, gjegjësisht t’i motivojmë të gjithë ata që rrezikohen nga Hepatiti C dhe HIV që të testohen.
E gjithë fushata ka për qëllim preventivën dhe parandalimin e përhapjes së Hepatitit. Ne si Shtëpi shëndetësore Shkup me pjesëmarrje aktive do të kontribuojmë për ngritje të vetëdijes dhe mirëkuptimit, me qëllim të parandalimit dhe eliminimit të kësaj sëmundje dhe të shpëtojmë jetën e njerëzve.