(+389) 3134-534

Бул.Крсте Мисирков 28, Скопје bul. Krste Misirkov 28, Skopje

21 Janar, 2020

LAJME

Ministri i shëndetësisë Doc. Dr. Venko Filipçe dhe drejtorët e Shtëpisë së shëndetit – Shkup, Viktor Isjanovski dhe Besim Koka, sot në mëngjes kanë promovuar 13 makinat e reja të dedikuara për poliklinikat e qytetit të Shkupit

Ministri i shëndetësisë Doc. Dr. Venko Filipçe dhe drejtorët e Shtëpisë së shëndetit – Shkup, Viktor Isjanovski dhe Besim Koka, sot në mëngjes kanë promovuar 13 makinat e reja të dedikuara për poliklinikat e qytetit të Shkupit.<br>-10 makina janë të dedikuara për shërim shtëpiak, ndërsa makinat tjera për transport të përditshëm të materialeve në njësitë e punës së Shtëpisë së shëndetit.<br>Me mbështetje të Komunës së Gazi Babës dhe Kryetarit të Komunës, Boris Georgievski, Ndihma e shpejtë mjekësore mori donacion nga Çekia si donator, dy makina speciale për nevojat medicinale.<br>Do të theksojmë se kemi bërë furnizimin edhe të 10 frigoriferëve me mjete vetanake për shtëpinë e shëndetit. Përveç kësaj, duke përcjellë standardet për mbrojtje shëndetësore cilësore, në interes të bashkëpunimit shumëvjeçar dhe kujdesit për pacientët në pjesën e mbrojtjes shëndetësore parandaluese, kemi fituar donacion nga Novo Nordisk-Farm, gjashtë frigoriferë të mëdhenj për ruajtjen e pandërprerë përkatëse të vaksinave dhe insulinave në temperaturë të përshtatshme.<br>Do të vazhdojmë edhe më tutje në avancimin dhe rivitalizimin e punës së Shtëpisë, me theks të sigurimit të shërbimit shëndetësor cilësor.