(+389) 3134-534

Бул.Крсте Мисирков 28, Скопје bul. Krste Misirkov 28, Skopje

7 Shkurt, 2020

Këshilli

Kokëdhembja- Dr. Teuta Dalipi

Kokëdhembja është një nga sindromët më të zakonshëm të dhembjes. Sipas statistikave, çdo person i pestë ka kokëdhembje të shpeshta ose të vazhdueshme. Të dhënat mbi ekzistencën e tyre datojnë rreth 5000 vjet, por përshkrimi i parë i kokëdhembjeve u dha nga Hipokrati (460 – 370 para Krishtit). Gjatë jetës kokëdhembja ndodh të paktën një herë në 70-95% të njerëzve dhe më shpesh në moshën 20-40 vjeç, gratë më shumë vuajnë nga kokëdhembja sesa burrat dhe ky raport është 2: 1 / Ajo është më e përhapur tek njerëzit e punësuar në shërbime administrative, ose që kanë ambicie më të mëdha se sa mundësitë personale.

Gjatë historisë ka pasur disa klasifikime të kokëdhembjeve, sipas klasifikimit të ri ndërkombëtar të kokëdhembjeve ato ndahen në 14 klasa, të ndara në 3 grupe.

I Kokëdhembje parësore në këtë grup përfshihen: migrena, tensioni, klaster dhe dhimbje koke trigeminale

II Kokëdhembje sekondare ose simptomatike (pas dëmtimit, shkaqeve vaskulare, infeksioneve, homeostazës së dëmtuar, substancave të ndryshme).

III Neuralgjia dhe kokëdhembje të tjera të paklasifikuara

Në varësi të shkakut të kokëdhembjes, do të jetë edhe trajtimi gjatë kurimit.

Dhimbjet parësore janë kokëdhembje që kërkojnë trajtim dhe terapi specifike dhe kjo është arsyeja që duhet të konsultohet një neurolog. Grupi i dhimbjeve sekondare ose simptomatike të kokëdhembjeve gjithashtu kërkon trajtim, por në këtë rast, duhet të gjendet shkaku i kokëdhembjes që shkakton dhembjen dhe kjo të sanohet. Përcaktimi i shkakut kërkon: ekzaminim mjekësor, procedura shtesë diagnostikuese si RTK,TKT,EEG,RMNT dhe ekzaminim neurologjik.

Jo çdo kokëdhembje duhet të trajtohet, por nëse kokëdhembja është e shpeshtë dhe e vazhdueshme, duhet të kontaktoni mjekun tuaj familjar dhe një neurolog nëse është e nevojshme.