(+389) 3134-534

Бул.Крсте Мисирков 28, Скопје bul. Krste Misirkov 28, Skopje

12 Maj, 2020

LAJME

Oda e mjekëve e Republikës së Maqedonisë së Veriut apelon deri tek të gjitha institucionet, shoqata dhe qytetarë, që maksimalisht t’i respektojnë dhe përbahen rekomandimeve nga Ministria e shëndetësisë për zvoglimin e rrezikut nga përhapja e korona virusit dhe masave për mbrojtje dhe prevenim nga Covid 19

Duke marrë parasysh rekomandimet e Organizatës botërore të shëndetësisë, Ministrisë së shëndetësisë dhe komisionit për sëmundje ngjitëse për korona virus, si dhe faktit se në teritorin e shtetit tonë ende numri i të infektuarve me korona virusin nuk bie me dinamikën e pritur, Oda e mjekëve e Republikës së Maqedonisë së Veriut apelon deri tek të gjitha institucionet, shoqata dhe qytetarë, që maksimalisht t’i respektojnë dhe përbahen rekomandimeve nga Ministria e shëndetësisë për zvoglimin e rrezikut nga përhapja e korona virusit dhe masave për mbrojtje dhe prevenim nga Covid 19. Në veçanti të respektohet masa e ndalesës së tubimeve në grupe më shumë se dy persona, në parqe dhe vende të tjera publike. Luten qytetarët, pa nevoja të posatçme mos dalin nga shtëpitë e tyre, mos të grumbullohen e tubohen. Respektimi i rekomandimeve në masë të madhe do të kontriboj në pengimin e përhapjes së mëtejme të virusit. Me qëllim të rruajtjes së kapaciteteve shëndetësore, një përkrahje e madhe e punëtorëve shëndetsor që të përballen me pandeminë është që të gjitha institucionet, shoqata dhe qytetarët që t’i respektojnë masat dhe udhëzimet për mbrojtje e shëndetin e juaj. Për atë shkak apel të veçantë Oda e drejton tek ata që ende nuk e kanë kuptuar seriozitetin e situatës në të cilen gjendemi së bashku. Masat duhet detyrimisht të respektohen, për shkak se nga këta mvaret kur dhe si do të përballemi me këtë sfidë. Prandaj është e nevojshme të reflektojmë vetëdije të lartë, solidaritet dhe përgjegjësi shoqërore, se dimë dhe mundemi të përballemi edhe me këtë sfidë me të cilën ballafaqohet gjithë bota. Oda edhe një herë apelon se duhet që tejet seriozisht ta kuptojmë gjendjen, dhe të respektojmë masat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sepse ashtu e ruajmë shëndetin e përgjithshëm.