(+389) 3134-534

Бул.Крсте Мисирков 28, Скопје bul. Krste Misirkov 28, Skopje

22 Janar, 2020

Këshilli

PREKJA E PARË E FOSHNJËS SË POSALINDUR – Lubica Dimovska Defektolog i dipl.

Prekja është e para nga pesë shqisat që fillon të zhvillohet derisa fëmija është në barkun e nënës. Funksionon në atë mënyrë që informacionet e jashtme merren përmes receptorëve(pranusëve) në lëkurë dhe transmetohen deri në tru, ku ekziston një qendër në të cilën ato njihen si ndjesi të këndshme, të buta, të lëmuara, të trasha, etj.ose të pakëndshme, të dhimbshme.Kjo shqisë nuk ka të bëjë vetëm me përvojën të cilën e fiton foshnja nëpërmjet të prekurittë sendeve, por ka efekte afatgjata ndaj zhvillimit. Përkatësisht, prekja si mbledhës i informacioneve të jashtme, merr pjesë në procesin e mësimit të foshnjës që në moshë të re.

Përvojat, ndjenjat e fituara përmes kësaj shqise ndikojnë në zhvillimin fizik, njohës, ndaj të folurit dhe zhvillimit socio-emocional, dhe kjo është arsyeja pse ne duhet t’i sigurojmë fëmijës një mori sendesh dhe materialesh të zgjedhura me kujdes. Konsiderohet se foshnjat që janë përqafuar në mënyrë të mjaftueshme në 6 muajt e parë, më shpejt i arrijnë shkallët e zhvillimit , kanë sukses më të mirë në shkollë dhe janë më pak të prirur për sjellje agresive dhe joadekuate, në krahasim me foshnjat që kanë pasur një sasi të kufizuar përqafimesh dhe prekje pozitive nga prindërit ose kujdestarët.





Në muajin e parë pas lindjes, pëllëmbët e foshnjës janë të shtrydhura dhe kjo në mënyrë reflektive mban pa vetëdije karakteristikat e asaj që është në dorën e tij ose të saj. Prandaj, ai duhet të marrë ndjesitë e para prekëse në të gjithë trupin derisa e mbajmë, derisa të lahet, përmes masazheve të lehta, përkëdheljeve, si dhe me zgjedhjen e rrobave të duhura dhe të buta, prej pambuku dhe batanije që i mbulojmë. Një burim tjetër i ndjesisë është goja, në procesint e të dhënit gji foshnjes ose ushqyerjes me shishe.

Rreth muajit të dytë pëllëmbët fillojnë të hapen spontanisht ngadalë dhe është koha për të prezantuar lodrat e para. Ato janë të buta, të bëra me materiale, me ngjyra të gjalla, por jo domosdoshmërisht lëshojnë tingull. Ju nuk keni nevojë të blini lodra të shtrenjta, por mjafton që çorapët e tij të palosen në një top dhe të vendosin në dorën e tij për t’i mbajtur ato.

Kah fundi i muajit të tretë dhe fillimi i muajit të katërt, fëmija i sjell duart para syve, dhe i shikon. Vendosni në dorën e tij ndonjë lodër të butë që lëshon tingull, i cili do ta stimulojë atë ta tund atë ose ta prekë me dorën tjetër. Fillon të arrijë nivelin e gjirit, kështu vendosni lodëra dhe objekte të ndryshme, të buta, të sigurta (jastekë të vegjël, topë të butë, ari pelushi) për t’i prekur ato me të dy duart.

Në muajin e pestë ai fillon të mbajë me më shkathtësi lodrat dhe duke manipuluar me to me siguri më të madhe.Ofroni ato nga më larg për të ia stimuluar koordinimin e lëvizjeve.





Në muajt vijues të vitit të parë fëmija mëson të ulet, të ngrihet në këmbë dhe të fillojë të ecë. Përdorni prekjen si një nxitje për t’u njohur me objektet e mjedisit (të sigurt për të) si dhe për të adoptuar këto pozicione posturale.

Gjithashtu përmirëson mënyrën se si foshnja kap dhe mban sendet, ose aftësi të shkëlqyera motorike. Fillon të vërejë dhe prek detaje dhe sende më të vogla, t’i heqë ato nga kutia, t’i hedhë ato, t’i gërvish, t’i prek … të gjitha këto janë mënyrat e ekzaminimit të tyre, kështu që zgjedhja e objekteve të ofruara duhet me kujdes të merren parasysh, për shkak të  sigurisë së tij.

Në lidhje me llojin e materialeve, funksioni i sendeve që ofrohen, dhe efektet që ato kanë në zhvillimin e taktilitetit, duhet të dihet se:

Lëkura, mëndafshi, letër zmeril e stimulojnë ndjeshmërinë(senzibilitetin)

Butonët përmirësojnë kontrollin e gishtit të madh dhe gishtit tregues

Gjërat e thurura stimulojnë të kapurit me tërë pëllëmbën e dorës

Sendet të cilat kanë pjesë që  hapen dhe mbyllen i përmirësojnë aftësitë delikate motorike