(+389) 3134-534

Бул.Крсте Мисирков 28, Скопје bul. Krste Misirkov 28, Skopje

Rezonanca magnetike është një përparësi e veçantë dhe përfitim ndaj metodave të tjera sepse na ofron marrjen e më shumë informacioneve në krahasim me TK -tomografinë kompjuterike.

Një përfitim i veçantë nga rezonanca magnetike është se nuk ka rrezatim fare dhe fitohet cilësi maksimale nga pikëpamja diagnostikuese. Në krahasim me ekzaminimet e tjera diagnostike RM është procedura më e mirë diagnostikuese që ofron vizualizim të hollësishëm të të gjithë trupit.

Rrezet e rëntgenit janë një lloj rrezesh drite, shumë e ngjashme me dritën e zakonshme që e shohim çdo ditë. Dallimi midis dritës së dukshme dhe rrezeve të rëntgenit është gjatësia e valës së rrezeve. Syri i njeriut nuk mund të vërejë dritën me gjatësi të valëve më të gjata, se radio valët, ose dritë me gjatësi të valëve më të shkurtëra siç janë rrezet e rëntgenit.

Rrezet e rëntgenit mund të kalojnë nëpër objekte jometalike, duke përfshirë indet dhe organet njerëzore. Aparati për inçizimet e rëntgenit është si një kamerë gjigande e cila u mundëson mjekëve të shohin se çfarë po ndodh brenda trupit të pacientit pa qenë e nevojshme t’i nënshtrohet operacionit.

Mamografia dixhitale është një metodë diagnostike në të cilën me rrezet e rëntgenit me dozën më të ulët vizualizohen indet e gjirit.
Përparësitë e mamografisë janë rezolucion I lartë, aftësia për të vizualizuar ndryshime të vogla patologjike,si dhe rrezatim jonizues me dozë më të ulët.