(+389) 3134-534

Бул.Крсте Мисирков 28, Скопје bul. Krste Misirkov 28, Skopje

D-r Viktor Isjanovski dr.sci

Drejtor në IPSH Shtëpia e Shëndetit Shkup

 

 

 

 

BIOGRAFIA E D-r Viktor Isjanovski

Subspecialist në psikiatri

Drejtor në IPSH Shtëpia e Shëndetit Shkup

 

 

 

Dr. Viktor Isjanovski ka lindur me 21.07.1978 në Shkup ku ka përfunduar arsimin fillor dhe të mesëm. Ai u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup në qershor 2003.

Gjatë studimeve, ai mori pjesë aktive në punën kërkimore me studentë të mjekësisë. Gjatë studimeve ai ka qëndruar në Universitetin e Majamit – Kaliforni SHBA

Në vitin 2004 ai është i punësuar në Institucionin Korrektues- Ndëshkues në Idrizovë, ku kryen me sukses punët dhe detyrat në fushën e prevenimit dhe mjeteve të kurimit.

Nga viti 2006 është i punësuar në ISHP “Spitali Psikiatrik Shkup” nga Shkupi ku merr pjesë aktive në zbatimin e punëve dhe detyrave të punës në CZM –  Prolet

Në vitin 2007 përfundon specializimin në psikiatri.

Në vitin 2018 është zdjedhur Shef i ISHP-së “Spitali Psikiatrik Shkup” nga Shkupi.

Аi mbaron studimet pasuniversitare në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup me një notë mesatare 10 dhe mbron tezën e tij master me titullin “Roli i disa faktorëve të rrezikut në etiopatogjenezën e skizofrenisë” dhe merr titullin magjistër i shkencave mjekësore.

Në Katedrën e Psikiatrisë  është  zgjedhur si asistent në Klinikën Psikiatrike në Shkup.

Në vitin 2012 mbron disertacionin e doktoraturës duke fituar titullin Doktor i Shkencave Mjekësore në fushën e psikiatrisë.

Në vitin 2015 ka marrë titullin Bashkëpunëtor Shkencor në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup në fushën e Psikiatrisë dhe Psikologjisë Mjekësore.

Në Mars 2019 mbaron  subspecializimin në Psikiatrinë Sociale.

Në vitin 2013 qëndron në Spitalin Klinik të Veriut në Nunberg në Departamentin e Psikiatrisë dhe Psikoterapisë nën mbikëqyrjen e Prof. K. Richter dhe Prof. Dr.G. Niklevski

Gjatë qëndrimit, ai fitoi aftësitë për të punuar me pajisjen TMS (Trans Magnetik Stimulation) dhe asiston në ofrimin e terapisë elektro-konvulsive tek pacientët. Viziton rregullisht departamentet të psikozës, varësisë, neurozave dhe laboratorisë së somnologjisë dhe merr pjesë në vizitat e mëngjesit dhe në punën e departamenteve.

Si rezultat i veprimtarisë së tij profesionale dhe shkencore, ai ka botuar shumë punime si autor i parë dhe bashkautor, të botuara në revista mjekësore dhe të prezantuara në kongrese dhe takime profesionale brenda dhe jashtë vendit.

Në fushën e mjekësisë ligjore, ai merr një licencë mjekoligjore të lëshuar nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Maqedonisë me numër 07- 3355/1

Dr. Isjanovski ka aftësi kompjuterike në MS Word, MS Exsel, Outlook, Power point, Internet

Dr. Isjanovski është i martuar dhe babai i dy fëmijëve.