(+389) 3134-534

Бул.Крсте Мисирков 28, Скопје bul. Krste Misirkov 28, Skopje

30 Janar, 2020

LAJME

Instalimi i një makinerie dixhitale me rreze x për radiografi skeletore

Në presencë të Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, zotëri Ali Ahmetit, Kryetarit të Komunës së Çairit, zotëri Visar Ganiut, përfaqësues të Qeverisë dhe Ministrisë së shëndetësisë, kemi realizuar një vizitë pune në Poliklinikën e Çairit me Drejtorin e Shtëpisë së shëndetit Shkup, Besim Koka.
Për të siguruar standarde dhe cilësi më të larta në shërbimin për radiodiagnostikë, në Poliklinikën e Çairit kemi instaluar rëntgen aparat digjital për radiografi të skeletit.
Përveç promovimit të rëntgen aparatit digjital, kemi vizituar edhe kabinetin për rezonancë magnetike, i cili për herë të parë funksionon në nivel të Shtëpisë dhe gjithësesi kemi vizituar edhe pikën tërësisht të renovuar për vaksinim gjegjësisht pjesën për shfrytëzuesit më të vegjël të shërbimeve shëndetësore.
Sot, dham lajmin e madh për fillimin e realizimit të klinikës së premtuar të fëmijëve, me procesin e mbindërtimit të dy niveleve në kuadër të Poliklinikës së Çairit.
Vazhdojmë tutje me përkushtim të ofrojmë shërbime të shpejta dhe cilësore shëndetësore.