(+389) 3134-534

Бул.Крсте Мисирков 28, Скопје bul. Krste Misirkov 28, Skopje

19 Nëntor, 2019

LAJME

Sot në mëngjes, nxënësi i klasës së parë, Maksimi, djali i drejtorit të IPSH Shtëpia e shëndetit Shkup, Dr. Spec. Viktor Isjanovski ka pranuar re-vaksinën MRP në dispanzerin në Karposh

Për të nxjerrë pak lot nuk është tepër kur bëhet fjalë për shëndetin, posaçërisht për më të dashurit tanë. Sot në mëngjes, nxënësi i klasës së parë, Maksimi, djali i drejtorit të IPSH Shtëpia e shëndetit Shkup, Dr. Spec. Viktor Isjanovski ka pranuar re-vaksinën MRP në dispanzerin në Karposh.
Imunizimi paraqet një nga arritjet më të rëndësishme të shëndetit publik në ditët tona. Vaksinat shpëtojnë jetën e fëmijëve dhe mund të ndalojnë përhapjen e sëmundjeve. Është fakt shkencor se vaksinat veprojnë dhe se ato janë të sigurta. Në fakt, ato janë më se të sigurta – me ato mund të shpëtohet jetë!
Prandaj, të gjithë ne mund të japin kontributin tonë dhe të ndihmojmë që të përhapim informatën se vaksinat me të vërtetë japin rezultate!