(+389) 3134-534

Бул.Крсте Мисирков 28, Скопје bul. Krste Misirkov 28, Skopje

18 Gusht, 2023

LAJME

“Me ambulantën në Sfillare përmbushim kërkesën e kahmotshme të banorëve”

Drejtori i Shtëpisë së shëndetit publik – Shkup, Vullnet Selimi sot ka vizituar ambientet e ambulantës së posahapur në fshatin Sfillare të komunës së Sarajit.

“Pas pauzës gati dyvjeçare, banorët e Sfillares dhe fshatrave përreth në komunën e Sarajit sërish do të kenë ambulantën e përgjithshme ku do të mund ti marrin shërbimet e nevojshme mjeksore. Sot së bashku me mjekun Burak Shabani dhe infermieren kryesore, Lejla Asani vizituam ambientet e kësaj shtëpie shëndetësore e cila i është dhënë në koncesion “Family Medical”. Me hapsira të rinovuara dhe e pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për punë, “Family Medical” do të arrij ti kënaq të gjitha kërkesat e banorët e kësaj ane”, ka njoftuar Selimi.

Kërkesa për shtëpi shëndetësore në këtë fshat që lidh edhe fshatrat përreth ka qenë kërkesë e kahmotshme e banorëve të kësaj zone.